Botë
Kosovë 12 të vdekur 190 të infektuar me Kovid 19
08.08.2020 18:02
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 pacientë të vdekur dhe 190 të infektuar.
Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 443 mostrave. Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen COVID-19 ka arritur në 315. Që nga 13 marsi – kur Kosova shënoi rastet e para me virusin korona deri tani në Kosovë janë regjistruar 10,059 raste me COVID-19. Prej tyre, 5,677 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 4,067. Në Klinikën Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale, po trajtohen 480 pacient me virusin korona. Sipas raportit spitalor, 13 pacientë janë në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe janë të vendosur në respiratorë. Ndërkaq, 32 pacientë po asistohen nga maska për frymëmarrje dhe 389 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.
