Uji mbulon rrugë e shtëpi në Norvegji dhe Majorka

29.10.2014 14:40

Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur rrugët dhe shtëpitë në Norvegji.........

Në 24 orët e fundit, Hordlandi ka përjetuar përmbytjen më të madhe në 200 vitet e  fundit.  Në Flam,  Song dhe Fjordan qindra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Në Oda, disa shtëpi dhe garazhe makinash janë përbirë nga lumi gjatë natës. Lumi Opo ka arritur nivel shqetësues dhe policia thotë se situata është tepër serioze.  22 persona në këtë zonë u shpëtuan me helikopterë, pasi afrimi nga toka ishte e pamundur.

Vërshime të mëdha ka pasur edhe në Majorka. Ishulli spanjoll është pushtuar nga uji dhe reshjet që kanë rënë me 50 litra për metër katror në vetëm 10 minuta. Kjo sigurisht ka shkaktuar përmbytjen e shtëpive, madje edhe të makinave në rrugë.