Ekonomi
Angellovska: Qytetarët të kërkojnë llogaritë fiskale
08.08.2020 18:25
Ministrja e Financave në largim, Nina Angellovska, ka apelaur te qytetarët që të vazhdojnë të kërkojnë dhe skenojnë llogaritë fiskale..

Ministrja e Financave në largim, Nina Angellovska, ka apelaur te qytetarët që të vazhdojnë të kërkojnë dhe skenojnë llogaritë fiskale, qoftë për të fituar kthimin e TVSH-së por edhe për të luftuar kundër ekonomisë gri.
TVSH-ja Ime veçmë numëron mbi 315.000 shfrytëzues. Kërkoni llogaritë tuaja dhe skenoni- jo vetëm pse realizoni të drejtën e kthimit dhe mund të fitoni ndonjë nga shpërblimet ditore dhe mujore, por edhe për shkak se merrni pjesë në luftën kundër ekonomisë gri, kundër fshehësve të tatimit!, ka porositur nëpërmjet rrjeteve sociale ministrja e Financave në largim, Nina Angellovska. Edhe tregtari që nuk e paguan TVSH-në tuaj në buxhet e shfrytëzon sistemin shëndetësor dhe arsimor. Me mosdhënien e llogarisë, shitësi bën konkurrencë jolojale ndaj shitësve të ndershëm që e paguajnë tatimin!
“Me ndryshimet e fundit si përgjigje të sfidave nga kovidi janë bërë ndryshime në TVSH-ja Ime dhe #Shpërblimi Im ku çdo ditë me zgjedhje të rastësishme ndahen 20 shpërblime në shumëzim prej 1.000 denarë dhe çdo muaj 15 shpërblime në shumëzim prej 20.000 denarë. Kthimi i TVSH-së për prodhimet vendore tani arrin 20 për qind dhe 10 për qind për tjerat. Arsye plus që të zgjedhim prodhimet vendore kur blejmë dhe me këtë ndihmojmë kompanitë dhe ekonominë vendore dhe arsye plus të kërkojmë çdoherë dhe çdokund llogaritë tona dhe të forcojmë moralin tatimor. Të gjithë mundemi të kontribuojmë! Tani më shumë se kurrë patjetër të forcojmë luftën me ekonominë gri e cila është e dëmshme për ekonominë tonë, për shoqërinë tonë”, thekson Angellovska.
