Botë
Bullgari protesta anti qeveritare
08.08.2020 19:03
Rreth 5 mijë persona protestuan në Sofje me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë bullgare....

Kjo ishte nata e 30 me radhë që protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Boyko Borisov, për shkak të akuzave për korrupsion. Protestuesit kanë bllokuar tri rrugë kryesore në Sofja që prej 29 korrikut dhe më 1 gusht mbajtën një protestë, që u konsiderua më e madhja në këto vitet e fundit. Protestuesit gjatë natës ndërmjet 7 dhe 8 gushtit vendosën edhe tenda në tri rrugët kryesore, rreth së cilave vendosën kotenierë të mëdhenjë të mbeturinave dhe ulëse të parqeve.
Protestuesit akuzojnë qeverinë dhe kryeprokurorin e shtetit për proteksionizmit dhe varësinë nga oligarkët. Më 5 gusht, kryeministri Borisov ka sugjeruar se ai mund të tërhiqet nga ky post dhe qeveria e tij të vazhdojë të jetë në pushtet deri në fund të mandatit – që përfundon në mars të vitit 2021. Por, vetëm një ditë më pas, partnerët e koalicionit vendosën që Borisov të qëndrojë në postin e kryeministrit.
