Botë
Botë, rret 8 milion raste aktive me Kovid 19
08.08.2020 19:23
Në nivel botëror numri I të infektuarve me kovid 19 ka arritur në mbi 19 milion e 406 mijë persoana...

Në nivel botëror numri I të infektuarve me kovid 19 ka arritur në mbi 19 milion e 406 mijë persoana prej të cilëve deri tani janë shëruar mbi 11 milion e 773 persona ndrësa jetëne kanë humbir 721 mijë e 925 persona.
Ndërkohë në Itali, është apralajmëruar mundësia e nisjes së testimit të vaksinës kundër Covid-19 tek njerëzit. Dozat e para të vaksinës së prodhuar në Itali kanë mbërritur në institutin ”Spallanzani” dhe nga 24 gushti ne jemi gati për eksperimentet te njerëzit, u njoftua nga këshilltari i Shëndetit i rajonit të Lazios, Alessio D’Amato. ”Vaksina ka kaluar tashmë testet paraklinike të kryera si ‘in vitro’ ashtu edhe ‘in vivo’ te kafshët, që kanë nxjerrë në pah përgjigjen e fortë imune të shkaktuar nga vaksina dhe profilin e mirë të sigurisë”, theksoi D’Amato. Sipas asaj që është mësuar ditët e fundit, ka mbërritur edhe miratimi nga Komiteti Kombëtar i Etikës në institutin ”Spallanzani” në Romë dhe tani mund të fillojë faza e parë e eksperimentit te njerëzit.
Ndërkohë në Gjermani hyri në fuqi testimi i detyrueshëm për Covid-19 për personat që kthehen nga vendet me rrezik. Testimet do të realizohen menjëherë pas kthimit të personave, respektivisht nëpër aeroporte ose nëpër qendrat për koronavirus, derisa është e mundur që testimi të kryhet edhe tek mjekët amë. Në 72 orët e para pas kthimit në vend, testimi është pa pagesë. Do të pranohen edhe testimet nga vendet prej ku vijnë udhëtarët, por jo testime më të vjetra se 48 orë. Koha gjatë së cilës pritet rezultati nga testimi duhet të kalohet në karantinë, në të kundërtën pësojnë dënime deri më 25 mijë euro. Instituti epidemiologjik në Gjermani, “Robert Koch” ka vendosur rreth 130 shtete në listën e vendeve me rrezik, përfshi këtu të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
