Botë

Greqi, moti i keq shkakton 5 viktima

09.08.2020 16:21

Moti i keq në Greqi u ka marr jetën pesë personave, bëjnë të ditur autoritetet....

Zëvendës ministri i Mbrojtjes Civile në Greqi, Nikos Hardaljas njoftoi se si pasojë e motit të ligë në ishullin Evija kanë ndërruar jetë pesë persona.
 
Për momentin, zyrtarisht, nga informacionet që kemi, kanë ndërruar jetë pesë bashkëqytetarë kurse dy rezultojnë të zhdukur”, tha Hardaljas.
 
Mësohet se në mesin e viktimave është edhe një foshnje tetë muajshe, kurse ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar 55 persona, prej të cilëve tetë janë shpëtuar me ndihmën e helikopterit. Mediat lokale raportojnë se stuhia e rëndë filloi në orët e para të mëngjesit, ndërsa lumi Massapitu përmbyti shumë shtëpi dhe biznese në rajonet Psahna, Politika dhe Lefkandi si pasojë e reshjeve të fuqishme. Stuhia po ashtu ka shkaktuar dëme materiale në shtëpi, makina dhe objekte të biznesit. Mbrojtja Civile e Greqisë deklaroi se kushtet e këqija të motit do të vazhdojnë në rajon dhe paralajmëroi qytetarët që të marrin masa mbrojtëse.