Botë
Hoti : Hapja e shkollave varet nga gjendja me Covid 19
09.08.2020 16:34
Me dilemës nëse duhet apo jo nxënësit të kthehen në skolla po përballet pothuajse e gjith bota...

Me dilemës nëse duhet apo jo nxënësit të kthehen në skolla po përballet pothuajse e gjith bota, pasi virusi korona është shndërruar në problem shëndetësor global.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se vendimi final për hapjen e shkolla do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike.
“Jemi duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional”, ka shkruar Hoti.
Britani, Johnson: Mbyllja e shkollave e papranueshme
Por kryeministri britanik, Boris Johnson është deklaruar pro hapjes së shkollave. Hapja e të gjitha shkollave të Britanisë së Madhe nga bllokimi i koronavirusit është një përparësi kombëtare, deklaroi kryemisnitri britanik.
“Mbajtja e shkollave tona të mbyllura për më gjatë nga sa është e nevojshme është shoqërisht e patolerueshme, ekonomikisht e paqëndrueshme dhe e papranueshme moralisht”, shkroi Johnson në një editorial për gazetën “Mail on Sunday”.
Pas paralajmërimeve të këshilltarëve shkencorë, sipas të cilëve mund të nevojiten më shumë kufizime për të rihapur klasat në Angli muajin tjetër, besohet se Johnson do të favorizojë mbylljen e shkollave vetëm si mjetin e fundit. Sipas një burimi pranë Kryeministrisë, pritshmëria e kryeministrit është që shkollat të jenë sektori i fundit që do të mbyllet, në rast të bllokimeve të rënda lokale.
