Botë
Covid-19, Kosovë, 12 të vdekur 188 të infektuar
09.08.2020 17:06
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë nga gjithsej 462 teste të kryera....

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë nga gjithsej 462 teste të kryera, pozitiv kanë rezultuar 188 raste. Poashtu 12 pacientë kanë humbur betejen duke e çuar në total numrin e viktimave në Kosovë në 327 persona. Numri i rasteve pozitive gjithsejt arrinë në 10 mijë e 247 persona, Përderisa numri të shëruarve ka arritur në 5.944, derisa numri i rasteve aktive është 3.976.
Shqipëri, 6 viktima dhe 136 raste të reja
Ndërkohë në Shqipëri është njoftuar për 6 viktima dhe 136 raste të reja me COVID-19.
"Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 561 testime nga ku janë konfirmuar pozitiv 136 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu janë shënuar 6 viktima, mes tyre edhe skulptori Arben Bajo.", tha Marjeta Dervishi nga ISHP-Shqipëri.
Botë, mbi 19 miljon e 674 mijë të infektuar me Kovid 19
Në Nivel Botëror numri I të Infektuar ka arritur në 19 miljon e 674 mijë e 865 persona, prej të cilëve 11 miljon e 959 mijë e 591 perona janë shëruar dhe 727 mijë e 641 persona e kanë humbur jetën. Vetëm në SHBA numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka arritur në më shumë se 5 milionë. SHBA vazhdon të ketë numrin më të lartë në botë të prsonave të infektuar dhe atyre që kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë. Deri tani në SHBA rezultojnë mbi 162 mijë të vdekur nga COVID-19. Ndërkohë Zelanda e Re nuk ka raportuar asnjë rast të ri brenda vendit prej 100 ditësh, por vendi paralajmëroi qytetarët të jenë të kujdesshëm, pasi shtetet si Vietnami dhe Australia po përballen me “ringjallje” të rasteve të reja. Sipas medieve të huaja, Zelanda e Re tani po konsiderohet si një ndër vendet më të sigurta në botë.
