Vullkani “Puna” rrezikon banorët në Havai
Havai rrezikohet nga vullkani me shtratin e llavës, e cila ka një gjerësi prej 50 metrash dhe është duke përparuar në këtë shtet, duke kërcënuar shtëpitë e banorëve. Gjeologët kanë bërë me dije se llava e vullkanit është rreth 70 metra larg qytetit të Pahoas......

Nga ana tjetër, zyrtarët e mbrojtjes civile bëjnë me dije se llava është duke lëvizur shpejt dhe ka prekur një pronë private të banimit, ndërsa është rreth 200 metra nga 40-50 shtëpi në rrethin e parë të rrezikuar nga prekja e saj.
Rreth 1.000 banorë të qytetit Pahoas janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e gjendjes alarmante, ndërkohë autoritetet zyrtare bëjnë me dije se do të evakuohen me mijëra banorë të tjerë, në mënyrë që të evidentohet rreziku i pritshëm.
“Kryqi i Kuq” ka deklaruar se është hapur një strehë për banorët të cilët janë më të rrezikuar. Ish-plantacioni i sheqerit me vlera historike, i cili sot është një rrugë me dyqane të vogla dhe banesa, ndodhet në ishullin e madh të Havait, “Big Island”. Ky është ishulli më i madh ndër tetë ishujt kryesor që përbëjnë shtetin amerikan të Paqësorit.
Llava e vullkanit, që tashmë po kërcënon qytetin, ka nisur në 27 qershor, ndërkohë që vullkani “Kilauea” është aktivizuar që në vitin 1983. (Leunora Kaliqi, TVM2)
