Botë

Liban, protesta të dhunshme në Bejrut

09.08.2020 19:26

Protesta të dhunshme janë mbajtur në rrugët e Bejrutit, pak kohë para video-konferencës

Protesta të dhunshme janë mbajtur në rrugët e Bejrutit, pak kohë para video-konferencës, që kishte për qëllim mbledhjen e fondeve, për të ndihmuar Libanin pas shpërthimit të fuqishëm të 4 gushtit.
 
Protestuesit rrethuan institucionet qeveritare dhe u përleshën me forcat policore të cilët hodhën gaz lotsjellës dhe përdorën plumba gome ndaj protestuesve. Një polic u vra në këto përleshje. Qindra njerëz të tjerë u plagosën. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe bën thirrje që të dënohen të gjithë përgjegjësit e shpërthimit në Bejrut. Ministrja e Informimit të Libanit, Manal Abdel Samad, ka dhënë dorëheqje. Abdel ka përmendur dështimet e qeverisë për të nxjerrë reforma dhe shpërthimin e madh që ka tronditur Bejrutin këtë të martë.
 
Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje sot komunitetit ndërkombëtar që të veprojë shpejt për të ndihmuar Libanin të shërojë plagët, pas shpërthimit të tmerrshëm që shkatërroi kryeqytetin e tij. Presidenti amerikan, Donald Trump deri tek Emir i Katarit, Sheiku Tamim ben Hamad Al-Thani, përmes kryeministrit italian dhe spanjoll, pesëmbëdhjetë krerët e shteteve dhe qeverive u mblodhën nëpërmjet videokonferencës, me qëllim mobilizimin e ndihmës urgjente.