Botë

Covid 19, numri i të infektuarve në botë tejkaloi shifrën 20 milionë

10.08.2020 10:33

Numri i njerëzve të infektuar me virusin Kovid-19 në botë tejkaloi shifrën prej 20 milionë

Numri i njerëzve të infektuar me virusin Kovid-19 në botë tejkaloi shifrën prej 20 milionë, e arriti në  20.026.161, njoftoi faqja e internetit Uorldmeters.

Nga fillimi i epidemisë kanë vdekur 734.020 njerëz, ndërsa pothuajse 13 milionë janë shëruar. Për momentin, në botë ka 6.391.516 raste aktivë, ndërsa nga numri i përgjithshëm i pacientëve, një përqind janë në gjendje kritike. Më e rëndë është situata në SHBA, Brazil dhe Indi, ku ka më shumë se një milionë të infektuar dhe më pas vijojnë Rusia, Afrika e Jugut, Meksika dhe Peruja.

Nga vendet evropiane, përveç Rusisë, situata më e keqe është në Spanjë, ku nga paraqitja e virusit janë infektuar mbi 361.000 persona, ndërsa e kanë humbur jetën më shumë se 28.500 persona. Spanja zë vendin e 10-të në botë sipas numrit të pacientëve.

Në rajon, situata është edhe më e rëndë në Rumani me 61.768 pacientë dhe 2.700 raste të vdekjes dhe është në vendin e 41-të në botë dhe më pas edhe Serbia, e cila është në vendin e 60-të me 28.099 pacientë dhe 641 raste të vdekjes.