Botë

Nuhiu: Gati emblemat dygjuhësore të policisë

10.08.2020 13:56

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka nënshkruar aktet normative...

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka nënshkruar aktet normative për emblemat e uniformave të policisë edhe në gjuhën shqipe.
 
 “I kemi nënshkruar aktet normative për emblemat e uniformave të policisë edhe në gjuhën shqipe. Të policisë së trafikut, policisë kufitare, njësitit të helikopterit për detyrat e policisë, njësitit për detyra speciale”, theksoi Nuhiu në një publikim në Facebook. 
 
Aktet e nënshkruara nga Nuhiu, MPB: Hyjnë në fuqi pas miratimit të dekretit
 
Por nga MPB sqarojnë se që aktet të hyjnë në fuqi, duhet pritur që qeveria të miratojë Dekretin për uniformat e policisë, e më pas miratohet edhe Rregullore për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për kohëzgjatjen dhe shpërndarjen e uniformës dhe emblemës nga ana e ministrit të Brendshëm. Nga MPB informojnë se "më 11 korrik të vitit të kaluar, në kuadër të MPB-së është formuar grup i punës që duhet të analizojnë harmonizimin e rregulloreve për uniformën e Policisë me dispozitat e Ligjit për përdorim të ligjit. Tashmë janë përpiluar tekstet për Dekrete të ndryshimit dhe plotësimit të Dekretit për uniformat e policisë dhe Rregullores për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për mbajtje dhe shpërndarje të uniformës policore”, thonë nga MPB.