Botë
Indonezi , “rizgjohet” vullkani, zhyt në errësirë totale fshatrat përreth
10.08.2020 14:29
Vullkani në malin Sinabung në Indonezi, është rizgjuar këtë të hënë...

Vullkani në malin Sinabung në Indonezi, është rizgjuar këtë të hënë, duke hedhur në erë materiale vullkanike deri në 5 mijë metra lartësi si dhe duke zhytur fshatrat përreth në errësirë totale.
Vullkani qëndroi “i heshtur” për më shumë se 400 vite, përpara se të shpërthente në vitin 2010, ku humbën jetën dy persona. Fatmirësisht gjatë shpërthimit të fundit nuk ka patur viktima apo të plagosur, por njerëzve iu është kërkuar që të qëndrojnë të paktën 5 kilometra larg kraterit për të shmangur rrezikun e llavës.
Rajoni është i prirur për trazirat sizmike për shkak të vendndodhjes së tij në “Pekinin e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.
