Ekonomi
Rritja e çmimit të energjisë, MEPSO: Ka metodologji, vendos trupi rregullator
10.08.2020 14:51
Edhe përkundër protestave të qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike...

Edhe përkundër protestave të qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, Shoqata Aksionare “MEPSO” nuk ka ndërmend të heqë dorë nga cmimi i ri. “MEPSO” përmes një kumtese për mediat, ka sqaruar se vendimi për shtrenjtim të rrymës elektrike, bazohet në metodologji dhe aprovohet nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Nga MEPSO arsyetojnë edhe kërkesën për rritjen e të ardhurave, që sipas tyre vjen për shkak të rritjes së shpenzimeve, që kanë të bëjnë kryesisht me realizimin e investimeve për mirëmbajtjen e rrjetit elektro-energjetik, sidomos aty ku ka 40 vite që nuk intervenohet.
“Tarifat për përçim të energjisë elektrike, si gjithkund në shtetet e BE-së dhe shtetet fqinje, në nivel vjetor, I vërteton trupi rregullator kompetent, sipas metodologjisë së miratuar, në bazë të kërkesave të ndërmarrjeve energjetike. Metodologjia e definon kërkesën e formës dhe përmbajtjen dhe mbi këtë bazë prezantohet dhe sqarohet shpenzimet për mirëmbajtje, rikonstruim dhe rindërtim të rrjetit elektroenergjetik. Rezultatet e fundit janë evidente në stacionet në termocentrali Osllomej dhe në Valandovë, kurse gjatë muajve të ardhshme do të përfundojnë punimet dhe në Dubrovë dhe Prilep dhe në katër elektrocentralet më të mëdha. Në rrjedhë është edhe rikonstruimi i stacioneve në Manastir dhe Shkup, në afat të realizimit prej 12 muajsh”, thonë nga “MEPSO”.
Nga MEPSO përkujtojnë se nuk duhet të krahasohet çmimi i rrymës me pagën mesatare në vendin tonë dhe se për familjet e varfra tashmë ka subvencione energjetike. Porosisin se është çështja është komplekse e nuk guxon të banalizohet me sulme jo të argumentuara ndaj ndërmarrjeve energjetike. Kanë ankesë edhe për faktin se, sipas tyre, ata që më së shumti reagojnë ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike, janë pikërisht qytetarët, që janë të gatshëm të paguajnë sa u kërkohet për internet apo faturat telefonike, që në shumë raste tejkalojnë çmimin e faturës së energjisë elektrike.
FARIJE DAUTI BAKIU
