Botë
Kosovë, 14 viktima, 172 raste të reja me Covid 19
10.08.2020 17:13
Në Kosovë në 24 orët e fundit u regjistruan 14 viktima nga virusi Korona...

Në Kosovë në 24 orët e fundit u regjistruan 14 viktima nga virusi Korona, duke e çuar numrin total të viktimave në 341. Gjithashtu Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nga 506 analiza, ka regjistruar 172 raste të reja me Covid 19. Janë regjistruar edhe 114 të shëruar, e raste aktive aktualisht janë 4,020. Nga dita e hënën, përveç IKSHPK-së, teste do të kryejnë edhe disa laboratore private. Përveç testimit që tregon nëse virusi është aktiv, këto institucione shëndetësore do të kryejnë edhe teste serologjike, përmes së cilave kuptohet nëse trupi ka krijuar antitrupa apo është prekur më parë nga virusi korona.
Shqipëri 1 viktimë, 125 raste të reja me Covid 19
Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 125 raste të reja. Një 55 vjecare nga Vlora ka humbur jetën.
"Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë.", tha Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik-Shqipëri.
Edhe në rajon situate vazhdon të jetë e rënduar. Kryeson Rumani që radhitet në vendin e 41-të në botë me 61.768 raste infektimi dhe 2.700 raste të vdekjes, më pas vjen Serbia, e cila është në vendin e 60-të me 28.099 pacientë të infektuar dhe 641 raste vdekje.
FARIJE DAUTI BAKIU
