Bie Qeveria në Liban, rritet në 200 numri i viktimave nga shpërthimi

10.08.2020 18:33

Qeveria libaneze nuk i mbijetoi dot presionit të mijra qytetarëve....

Qeveria libaneze nuk i mbijetoi dot presionit të mijra qytetarëve që e mbajnë të rrethuar tashmë me protesta të dhunshme.

Pasditen e së hënës më në fund qeveria ra dhe kryeministri dorëzoi dorëheqjet tek presidenti. 

Parapraksht, ministrja e drejtësisë, ministri i Informacionit dhe ai i mjedisit  dhanë dorëheqjen nga postet e tyre.

Edhe nëntë deputetë gjithashtu u larguan nga parlamenti. Por kjo nuk mjaftoi dhe paraditen e së hënës protesuesit sulmuan ndërtesën e kryeministrisë dhe disa ministri për t’ia kthyer ato popullit.

Demonstratat e dhunshme vijojnë prej disa ditësh.

Autoritetet shpërndanë turmat duke përdorur gaz lotsjellës ndërsa qindra u arrestuan e shume te tjere plagosën.

Gjatë përplasjeve në fundjavë, një oficer policie humbi jetën. Ndërkohë bilanci i viktimave pas shpërthimit të 4 gushtit, se ka arritur në 200.

Operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë pasi shumë persona konsiderohen të zhdukur. Hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit në depon me 2750 ton nitrat amoni po konsiderojnë disa pista.

Udhëheqësit ndërkombëtarë kanë premtuar rreth 300 milion dollarë ndihmë humanitare që do t’i “dorëzohen direkt popullatës libaneze për të shmangur korrupsionin.