Covid-19, mbi 13 milion të shëruar në mbarë botën

11.08.2020 12:21

Nga fillimi i pandemisë, në botë me virusin e ri korona....

Nga fillimi i pandemisë, në botë me virusin e ri  korona janë infektuar më shumë se 20 milion njerëz, ndërsa 13 milion janë shëruar.

Sipas internet faqes Worlldmeters, më së shumti të shëruar ka në vendet ku ka më së shumti të infektuar.

Në SHBA, ku janë infektuar më shumë se pesë milionë njerëz, pothuaj 2.700.000 janë shëruar.

Në Brazil, ku janë infektuar tre milionë njerëz, janë shëruar më shumë se dy milionë, ndërsa në Indi janë shëruar 1,5 milion nga 2.226.153 persona të infektuar me Covid-19.