Botë

Zelanda e Re raporton raste lokale me COVID-19 pas më shumë se 100 ditëve

11.08.2020 13:36

Kryeministrja e Zelandës, Jacinda Ardern, ka konfirmuar katër raste lokale

Kryeministrja e Zelandës, Jacinda Ardern, ka konfirmuar katër raste lokale me koronavirusin e ri (COVID-19), rastet e para pas 102 ditëve.
 
Duke u adresuar në një konferencë për media të transmetuar drejtpërdrejtë në Auckland, Ardern tha se katër infeksionet lokale janë raportuar në vend.
 
Rastet e reja të koronavirusit u raportuan pas 102 ditëve pa asnjë infeksion lokal të regjistruar.
 
Ardern tha se duke filluar nga dita e nesërme, autoritetet kanë paralajmëruar një bllokim alarmues të nivelit të tretë në kryeqytet.
 
Zelanda e Re deri më tani ka regjistruar gjithsej 1.570 raste me COVID-19, përfshirë 22 vdekje.
 
Ardern tha se për të zbatuar bllokimin alarmues të nivelit të tretë, banorët e Auckland-it do të qëndrojnë në shtëpi, me përjashtim të “punonjësve të shërbimeve thelbësore”.
 
Pjesa tjetër e vendit do të jenë nën një bllokim alarmues të nivelit të dytë.
 
Ardern kërkoi që shkollat, ambientet publike, baret, restorantet dhe bizneset të mbyllen nga mesi i ditës së nesërme.
 
Më parë, në muajin mars, Zelanda e Re imponoi një bllokim alarmues të nivelit të katërt dhe u transferua në nivelin e tretë më 27 prill. Me raste aktive thuajse zero, vendi u zhvendos në nivelin e dytë më 13 maj dhe në nivelin e parë më 9 qershor./Top Channel