Botë

Liban dorëhiqet qeveria e Hasan Daib

11.08.2020 14:32

Kryeminsitri dhe presidenti libanez kanë qenë në dieni se për rrezkun që mund të shkaktojë depoja në rast shpërthimi...

Kryeminsitri dhe presidenti libanez kanë qenë në dieni se për rrezkun që mund të shkaktojë depoja në rast shpërthimi. Ata ishin njoftuar nga shërbimi I bulimit libanez, muajin e kalaur të cilët kishin vlerësuar sy shpërthimi eventual mund ta shkatrronte Bejrutin. Por meqë masat nuk u ndrëmorrën ndodhi me e keqja dhe për pasojë 200 njerëz humbën jetën ndërsa mbi 6 mijë janë lënduar. 
 
Presidenti libanez Aun ka konfirmuar se ka qenë I informuar për lëndën e rrezikshme. Ai ka thënë se i ka rekomanduar sekretarit general të Këshillit Suprem të mbrijtjes që të ndërmerr gjithçka që është e  nevojshme.  Kjo ka rritur kritikat ndaj qeverisë libaneze për mojskujdes, krahas akuzave për kolapsion ekonomik, që ka shkaktuar edhe protesta masive, pandaj qeveria e kryemisnitrit Diab ka dhënë dorëheqje.
 
"Dëshirojmë ti hapim dyert e shpëtimit kombëtar, për libanezët. Sod e ndjekim vllnetin e njerëzve në kërkesat e tyre ti bartim përgjegjësitë. Ata që e mbajnë përgjegjësinë po fshihen 7 vite dhe nuk kanë vullnet për ndryshime të vërteta.", tha Hasan Diab, Kryemisnitër I Libanit.
 
Ndërkohë Organizata Botërore e ushqimit ka paralajmëruar se Libani mund të mbetet pa furnizim me buk për rreth dy javë, pasi 85% e furnizimit me grurë ka ardhur nga porti I Bejrutit që është shkatrruar nga shpërthimi, të marten e javës së kaluar. Dëmet e shkaktuara nga shpërthimi llogariten në 15 miljard dollarë.