Ftesa e Ahmetit, Aliti: Faktorit shqiptar duhet konsoliduar

11.08.2020 15:25

Ftesës së kreut të BDI-së, Ali Ahmeti....

Ftesës së kreut të BDI-së, Ali Ahmeti ndaj partive shqiptare për tryezë të pëbashkët duhet ti përgjigjen pozitvisht të gjitha partitë.

Kështu vlerëson analisti politik Faton Aliti, sipas të cilit momenti politik imponon konsolidimin e faktorit politik shqiptar.

Ai madje shprehet se kërkesa për takim të përbashkët mes partive shqiptare ka qenë kërkesë e partive gjatë fushatës.

“Mendoj se ishte koha të bëhet një thirrje e tillë posaqërisht duke pasur parasysh edhe deklaratat e të gjithë partive politike shqiptare gjatë fushtës, të ciulët insistonin një tryes të përbashkë në të cilën do të koordinoheshin qëndrimet për çështjet më të rëndësishme të themi sa i përket shqiptarëve në Maqedoni. Në këtë takim mendoj se është mirë të përgjigjen  të gjithë dhe në këtë mënyrë të dëmshmojmë se interesin e përgjithshëm e kanë mbi atë grupor apo partiak dhe në të cilën do të arrinin koordinim për politikat në të ardhmen sa i përket eurointegrimeve dhe në veçanti sa i përket kandidaturës së kryeministrit”. – tha analisti Faton Aliti.

Ftesa e Ahmetit, Arsovski: Taktik e Ahmetit gjatë negociatave

Ndërkohë analisti Petar Arsovski vlerëson se ftesa e BDI-së ndaj partive shqiptare është taktik e Ahemetit derisa zhvillohen bisedimet për ekzekutivin e ardhshëm.

“Mendoj që me tepër flet për një porosi politike sesa ndonjë takim etnik. Të gjitha partitë shqiptare kanë të drejtë në platformat e tyre dhe kanë të drejtë të koordinohen për veprimet e tyre. Bëhet fjalë për një tentim të  Ahemtit  për të konsoliduar qëndrimet e partive tjera shqiptare dhe për të pamundsur bërjen e një koalciioni pa BDI-në.” – u shpreh analisti, Petar Arsovski.

Pavarsisht intepretimeve të ndryshme mes Kuvendit dhe Preisdencës rreth konstituimit të legjislativit, Arsovski shprehet se presidenti do tia ndaj mandatin kreut të LSDM-së Zoran Zaev i propozuar nga koalicioni Mundemi që ka fituar më tepër mandate deputetësh. (Zekirja Mexhiti, TVM2)