Ekonomi
Komisioni Evropian, miratohen programet e ndihmës makro-financiare
11.08.2020 16:55
Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka miratuar Memorandumin për Mirëkuptim...
Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka miratuar Memorandumin për Mirëkuptim për programet e ndihmës makro-financiare me tetë vende partnere përfshi Maqedoninë e Veriut e cila pritet të përfitojë 160 milion euro.
Marrëveshjet janë pjesë e Pakos për ndihmë makro-financiare, me vlerë prej 3 miliardë eurosh për dhjetë vende të cilat janë në proces të zgjerimit dhe vende nga fqinjësia, me synim tu dilet në ndihmë të kufizojnë kolapsin ekonomik nga pandemia me virusin korona. Memorandumet për Mirëkuptim përveç me Maqedoninë e Veriut janë dakordësuar edhe me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Gjeorgjinë, Jordaninë, Moldavinë, dhe Ukrainën, ndërsa këto dokumente janë nënshkruar zyrtarisht me katër vende, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Moldavinë dhe Ukrainën, ndërsa po zhvillohen bisedime me dy vendet e tjera – Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Tunizinë.
Për Maqedoninë e Veriut, kushtet për politikat për programin e tyre për ndihmë makro-financiare në vlerë prej 160 milion eurosh, kanë të bëjnë me përforcimin e menaxhimit fiskal dhe transparencën, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e supervizionit të sektorit financiar, përmirësimin e mjedisit afarist dhe ballafaqim me papunësinë tek të rinjtë.
