Botë
Covid-19, Kosovë, 13 të vdekur dhe 171 raste të reja
11.08.2020 17:30
Në Kosovë në 24 orët e fundit u regjistruan 13 viktima nga virusi Korona...

Në Kosovë në 24 orët e fundit u regjistruan 13 viktima nga virusi Korona, duke e çuar numrin total të viktimave në 354. Gjithashtu Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nga 463 analiza, ka regjistruar 171 raste të reja me Covid 19, një më pak se ditën e hënë. Janë shëruar edhe 119 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri tani është gjithsej 6.248 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.988. teste kanë filluar të kryejnë edhe laboratoret provate , përveç IKSHPK-së. Përveç testimit që tregon nëse virusi është aktiv, këto institucione shëndetësore do të kryejnë edhe teste serologjike, përmes së cilave kuptohet nëse trupi ka krijuar antitrupa apo është prekur më parë nga virusi Korona.
Shqipëri, 5 të vdekur dhe 140 raste të reja
Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 603 testime dhe prej tyre janë regjistruar 140 raste të reja, ndërsa pesë pacient kanë ndërruar jetë.
"Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 46 vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81 vjeçar dhe një 84-vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.", tha Rovena Daja nga Instituti I Shëndetit Publik - Shqipëri.
Nga vendet e rajonit, autoritetet greke konfirmuan sot 126 raste të reja me koronavirus në Greqi, nga të cilat 10 u zbuluan pas kontrolleve në pikat kufitare. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 5.749.Kroacia shënon 91 raste të reja të infeksionit me koronavirus dhe dy persona kanë ndërruar jetë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka shuar shpresat se pandemia e koronës do të përfundojë në një të ardhme të parashikueshme. Sipas mendimit të OBSH-së numri i infeksioneve do të vazhdojë të rritet edhe më tej. “Ju mund ta quani një valë të dytë.
Mund ta quani një goditje të dytë, mund ta quani rindezje, mund ta quani si të doni – por nëse e ulim presionin e masave ndaj këtij virusi, virusi do të rikthehet”, tha nëndrejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Michael Ryan, në Gjenevë. “Unë e di që njerëzit nuk duan ta dëgjojnë këtë, por ky është realiteti.”
FARIJE DAUTI BAKIU
