Alarm në Europë, rekord infektimesh në Francë, Spanjë e Gjermani
12.08.2020 13:32
Në Francë, rastet e reja me Covid 19 në 24 orët e fundit u rritën në 1300...

Në Francë, rastet e reja me Covid 19 në 24 orët e fundit u rritën në 1300, ndërsa numri i viktimave ishte 14. Gjermania regjistroi të martën, numrin më të lartë të infektimeve të reja që prej muajit maj, me 1226 raste në 24 orë.
Rritja e rasteve thuhet të ketë ardhur pas kthimit të qytetarëve nga pushimet, por edhe për shkak të organizimeve familjare.
Ekspertët shëndetësorë në Spanjë, paralajmërojnë se edhe një herë vendi ka mbërritur në një pikë kritike, me nivelin më të lartë të infektimeve në Europë.
Gjatë javës të fundit, janë raportuar mesatarisht mbi 4900 raste të reja ditore me koronavirus. 500 vatra raportohen në nivel kombëtar.
