Nxehet konflikti në Mesdheun Lindor, Turqia nuk tërhiqet nga kërkimi i naftës

12.08.2020 14:43

Turqia dhe Greqia kanë mbërritur në pikën më të nxehte të konfliktit....

Turqia dhe Greqia kanë mbërritur në pikën më të nxehte të konfliktit në Mesdheun Lindor, pasi thirrjet për dialog kanë shkuar në vesh të shurdhër.

Anija turke e kërkimit Oruc Reis, e shoqëruar nga 5 anije ushtarake ka nisur eksplorimin për gaz dhe naftë në zonën e diskutuar detare mes Greqisë dhe Qipros. Zyrtarët turq deklaruan se aktivitetet pranë ishullit të Kastellorizo do të vazhdojnë, bazuar në marrëveshjen e kufirit detar Turqi-Libi, për të cilën Athina thotë se është e pavlefshme.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kërkuar mbledhje urgjente të këshillit për punë të jashtme të Bashkimit Europian dhe i bëri thirrje Ankarasë të tërhiqet. Anijet luftarake greke janë dërguar në zonë, dhe po monitorojnë aktivitetet e anijes turke ndërsa ushtria është në gatishmëri.

Sipas raportimeve, ka pasur edhe 45 shkelje të hapësirës ajrore kombëtare Greke mbi Egje nga Forcat Ajrore Turke. Greqia dhe Turqia kanë qenë në prag lufte tre herë, që nga mesi i viteve 1970.