Ademi: Shkollat gati për mësim me prezencë fizike
Shkollat janë të gatshme për fillimin e mësimit me presencë fizike....

Shkollat janë të gatshme për fillimin e mësimit me presencë fizike, ka deklaruar Misnitri i arsimit Arbër Ademi në mbledhjen e komisionit për sëmundje infektive, ku grupi i punës ka prezentuar tre modelet për zhvillimin e procesi mësimorë gjatë vitit të ri shkollorë 2020/2021.
“Modeli i parë është që procesi arsimor të organizohet me presence fizike. Modei i dytë është që proçesi arsimor të organizohet nëpërmjet metodave bashkëkohore të komunikimit elektronike apo online mësimi. Dhe modei i tretë kombinimi i dy modeleve të para. Sigurisht në MASH mbizotron qëndrimi se me pjesmarrje fizike duket të organizohet procesi arsimor gjithmon duke e pasur parasyshë gjendjen epidemiologjike” – tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës në largim, Arbër Ademi.
Fillimi i vitit shkollor, Ademi: Parlamenti jo funksional mund ta prolongojë
Por Ademi thekson se cilido nga modelet që do të zgjidhet janë të nevojshme ndryshime ligjore në ligjet për arsim fillor dhe të mesëm, për çka nevoitet parlament funksional.
“Mund të vijë edhe deri te prolongimi i vitit të ri shkollorë nëse nuk kemi parlament funksional, por mund të kemi edh prolongim të vitit shkollor nëse kemi përkeqësim të gjendjes epidemiologjike” – u shpreh Ademi.
Ndryshimet ligjore do të duhej të mundësonin fleksibilitet më të madh në punën e shkollave që të përshtaten në modelet e parapra për zhvillimin e mësimit mvarësisht nga situate thekson minsitri Ademi.
Paraprakisht minsitri i shëndetësisë Venko Filipçe ka bërë të ditur se Komisionit për Sëmundje Infektive është i mendimit se vetëm nxënësit e klasës së pare duhet të zhvillojnë mësimin në shkolla, ndrësa nxënësit tjerë duhet të ndjekin mësimin on line.
Filipçe ka theksuar se ekziston frikë se prezenca fizike e nxenesve të klasave tjera në shkollë mund të sjellë valë të re të Koronavirusit. (Gyltene Sinani, TVM2)
