Kosovë, 11 viktima, 205 raste të reja me “Covid-19”
12.08.2020 15:32
Vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve Covid në Kosovë....

Vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve Covid në Kosovë. 11 viktima u regjistruan 24 orët e fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se janë testuar gjithsej 521 mostra , prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive me SARS CoV-2 , ndëkorhë që janë shëruar 163 pacientë.
11 viktimat e fundit e rritën në 365 numrin e të vdekurve në Kosovë që nga fillimi i pandemisë.
Numri total i rasteve pozitive u rrit në 10.795 me analizat e fudnit, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 6.411.
Kosova aktualisht ka 4.019 raste aktive.
