Maqedoni
Kondovë-incidenti, padi penale kundër 3 personave
29.10.2014 17:19
Policia ka ngritur padi penale kundër tre personave të përfshirë në incidentin e fundjavës në Kondovë të Shkupit...

Vëllezërit, Qani dhe Kenan Neziri, dyshohen për vepër të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme, Jonuz Jakupi për veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.
Jonuz Jakupi dhe Kenan Neziri, janë pjesëtarë të ARM-së, Qani Neziri është pjesëtar i Forcave të Rendit. Ky i fundit, madje gjatë incidentit ka përdorur armën zyrtare edhe pse nuk ka qenë në detyrë.
Sipas policisë, incidenti mes vëllezërve të të dy familjeve ka ardhur pas mosmarrëveshjeve të mëhershme. Incidenti filloi si një zënkë verbale, po më pas gjakrat u nxehën dhe filloi edhe shkrepja e armëve. Në vendngjarje pësoi edhe një punonjës i lokalit ku ndodhi zënka, i cili në atë moment po shërbente çaj.
Për momentin mbetet e paqartë se ç’farë masash do të merren kundër Zejdi Jakupit, personit të katërt të përfshirë në këtë incident.
FARIJE DAUTI-BAKIU
