Botë
Pivovarov: Mos keqpërdorni dyshtetësitë, jemi në pandemi
12.08.2020 17:09
Fluturimi i së shtunës nga Shkupi drejt aeroporit Turku i ka sjellë dëme të mëdha vendit....

Fluturimi i së shtunës nga Shkupi drejt aeroporit Turku i ka sjellë dëme të mëdha vendit. Gjetja e 24 pacientëve pozitivë ndaj Kovid 19 ndër 158 udhëtarët në avion, në mesin e të cilëve ende nuk dihet nëse janë dy shtetasit e vetëm nga RMV në këtë fluturim, ka bërë që kontos pandemike të vendit ti shtohen megjithatë pikë negative e protokollet mes vendit tonë e Finlandës, kanë ndryshuar. Kordinatori nacional për menaxhim me kufijtë, Vladimir Pivovarov, thotë për TVM se mungon lidhja e institucioneve të cilat në pikat kufitare do të japin edhe informacionet shëndetësore të udhëtarëve.
"Nëse ekzistonte kjo bazë e informacioneve, kolegët nga MPB-ë do të mundnin menjëherë të shohin se këta persona janë në ndonjë listë pozitivë apo nuk janë. Kjo është ajo të cilën për momentin nuk e kemi por në dhjetor presim që të funksionojë.", tha Vladimir Pivovarov, kordinator nacional për menaxhim me kufijtë.
Një problem shtesë është edhe përdorimi i shtetësive të dyfishta. Ata që pas 3 muajsh qëndrimi në njërin vend, do vendosin të largohen, duhet qartë të përcaktojnë në formularin e largimit se cila është adresa e tyre e re e duhet ta dinë se në raste të tilla, kanë privilegje por edhe përgjegjësi të caktuara. Në RMV personat me shtetësi të dyfishtë, zyrtarisht nuk mund të gëzojnë benefitet nga shtetësia e një shteti tjetër, por për fat të keq një gjë e tillë ndodh disa vite me radhë e autoritetet nuk i saknksionojnë. Kjo është e patolerueshme në kohë pandemie konsideron Pivovarov.
"Është një praksë e vjetruar në të gjithë rajonin, shembull konkret nëse keni pasaportë bullgare dhe hyni nëpërmjet pikës kufitarë Deve Bair ju në RM-vë mund të hyni dhe të dilni vetëm me dokumentë të Maqedonisë për arsye se shtetsia e vendbanimit është e Maqedonisë.", tha Pivovarov.
Autoritetet shëndetsore në vend informojnë së do të hetojnë sa prej tyre ushëtarëve në avionin drejt Finlandës kanë qenë me shtetësi të dyfishtë. Për momentin Komisioni për sëmundje ngjitëse, ka diskutuar por nuk ka vendosur rreth ndonjë mase për Test negativ PCR për personat që transitojnë në vend.
FILJANA KOKA
