Ekonomi

“Të bësh biznes”, BB: Maqedonia më e mira në rajon

29.10.2014 17:21

Maqedonia e ka përmirësuar pozicionin e saj në raportin e Bankës Botërore “Duing Biznis”...

Në krahasim me vitin e kaluar, Maqedonia ka hapëruar për një vend dhe tani gjendet në vendin e 30-të, që e bën më të mirën në rajon.
 
Në këtë raport, thuhet se në Evropën Juglindore Shkupi është qyteti në të cilin më së lehti mund të bëhet biznes.
 
Banka Botërore në raportin e saj nënvizon se Maqedonia, gjatë periudhës së kaluar, në mënyrë plotësuese i është afruar praktikave botërore. Para 10 viteve, për të filluar biznes te një sipërmarrësi në Maqedoni i janë dashur 45 ditë, kurse tani ky proces mund të kryhet brenda dy ditëve, thuhet në ketë raport.
 
Maqedonia, fillimin e biznesit e ka thjeshtësuar që kur ka aplikuar në regjistrimin on-line të ndërmarrjeve, nënvizon Banka Botërore në raportin e saj.
 
Gjithashtu, në raport është vlerësuar përparim i dukshëm në pagesën e tatimeve, mbrojtjen e investitorëve të vegjël, dhënien e lejeve ndërtimore edhe pse gjatë periudhës së kaluar ishte më rëndë të aprovohen kreditë bankare.
 
Raporti i Bankës Botërore “Duing Biznis” për Maqedoninë ka analizuar rregullativat për menaxhimin e biznesit, tregtisë tejkufitare, tatimeve dhe zgjidhjen e problemeve të jolikuiditetit afatgjatë.
 
BESIM ABDULLAI