Botë

Shqipëri, 141 raste dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

12.08.2020 18:38

3 viktima dhe 141 raste dhe nga Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit edhe në Shqipëri....

3 viktima dhe  141 raste dhe nga Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit edhe në Shqipëri...
 
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 625 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 141 persona janë konfirmuar positive me Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3552, që nga fillimi i epidemisë. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 65 vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe një 76 vjeçare.