Maqedoni

Xhaferi cakton për nesër seancën për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri

12.08.2020 19:09

Kryeparlamentari në largim Talat Xhaferi ka konvokuar për orën 15...

Kryeparlamentari në largim Talat Xhaferi ka konvokuar për orën 15 të së enjtes seancën parlamentare ku duhet të zgjidhet kryeparlamentari I ri.
 
Vendimin e mori pasi presidenti Pendarovski vendosi t’ia japë mandatin kreut të LSDM-së Zoran Zaev për formimin e ekzeutivit të ri, edhe pse ky I fundit informon se ende nuk kanë përfunduar bisedimet  me më shumë parti për firmimin e shumicës qeverisëse.