Botë

Kinë, 19 raste të reja me Covid 19

13.08.2020 12:31

Kina raportoi sot 19 raste të reja të virusit korona, që është më pak se një ditë më parë...

Kina raportoi sot 19 raste të reja të virusit korona, që është më pak se një ditë më parë, kur kishte 25 raste të infeksionit.
 
Nga të infektuarit e ri, 11 raste janë importuar, ndërsa ka pasur 16 një ditë më parë, raporton Reuters.
 
Kina raportoi gjithashtu 20 raste asimptomatike të COVID-19, të njëjtin numër si një ditë më parë.
 
Në Kinë, 84.756 raste të virusit korona janë konfirmuar që nga fillimi i pandemisë, dhe gjithsej 4,634 njerëz kanë vdekur.