Botë
COVID-19/ 1.175 vdekje të reja në Brazil, 737 Meksikë dhe 942 në Indi
13.08.2020 12:58
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.175 vdekje, në Meksikë 737 dhe në Indi 942.
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 55.155 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.164.785 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 104.201 me 1.175 vdekje të reja. Numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.309.477.
Ministria e Shëndetësisë e Meksikës njoftoi se me 737 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 54.666. Ndërkaq, me 5.858 raste të reja, është rritur në 498.380 numri i të infektuarve me COVID-19.Deri më tani, në vend janë shëruar 336.635 persona të prekur me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 66.999 raste të reja, duke e rritur në 2.436.638 numrin e të infektuarve, ndërsa me 942 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, është rritur në 47.033 numri i viktimave nga COVID-19.
Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 1.695.982.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.
