Maqedoni

Covid 19, 2 të vdekur, 141 të infektuar, 175 të shëruar

13.08.2020 17:27

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se kanë humbur betejën me virusin korona dy pacient...

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se kanë  humbur betejën me virusin korona dy pacient dhe janë regjistruar 141 të infektuar të ri brenda 24 orëve. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 175 pacientë të shëruar. Në Shkup janë konfirmuar 48 raste të reja dhe janë shëruar 37 pacientë. Numri I rasteve aktive në kryeqendër shënon 1067. Në Kumanovë janë konfirmuar 21 raste të reja dhe janë shëruar 27 pacientë, dhe për momentin ka 258 raste aktive. Në Shtip janë regjistruar 15 raste të reja, 56 janë shëruar, dhe numri I rasteve aktive shënon 301. Sa u përket qyteteve tjera në Kavadar ka 9 raste, në Manastir dhe Vinicë 7, në Kërçovë 5, në Gostivar, Strumicë, Koçani dhe Makedonski Brod 4 raste, në Dibër Shën Nikollë dhe Probishtip 3 raste dhe nga një rast në Prilep,Strugë Gjevgjeli,Demir Hisar, Berovë dhe Negotinë. Janë shëruar edhe 175 pacientë edhe atë në Shtip 56, Shkup 37, Kumanovë 27,Gostivar 14, Shën Nikollë 11,Tetovë, Kërçovë 7, Gjevgjeli 5, Kavadar 4, Radovish 2, Demir Hisar, Makedonski Brod Resnjë me nga një të shëruar. 
 
Në Klinikën infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 8 pacientë dhe gjithsej janë hospitalizuar 76 pacientë, prej tyre në trajtim me  oksigjen janë 27 pacientë. Në Spitalin në Kozle janë hospitalzuar 16 pacientë të rritur dhe 5 fëmijë. Në Spitalin 8 shtatori janë pranuar 11 pacient, gjithsej janë hospitalizuar 69 pacient dhe prej tyre 6 janë në respirator. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 12,357 persona.Prej tyre, 8,662 pacientë janë shëruar, 532 kanë humbur betejën me covid 19 ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3,163.
 
FLUTURA LATIFI