Botë

Kovid 19, 8 të vdekur, 193 të infektuar në Kosovë

13.08.2020 18:42

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve....

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit tetë persona kanë humbur jetën ndërsa janë regjsitruar edhe 193 raste të reja me Kovid 19. 
 
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 6.616 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.999 persona. Numri total i rasteve pozitive është 10.988 raste, ndërsa gjithsejt 373 persona kanë humbur jetën. Autoritetet shëndetësore poashtu njoftuan se aktualisht në spital janë të shtrirë, 589 pacientë me Kovid 19. 
 
5 të vdekur 154 të infektuar në Shqipëri
 
Ndërkohë në Shqipëri Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 643 testime të realizuara janë diagnostifikuar 154 raste pozitive. 
 
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë. Ndërkaq pesë pacientë e kanë humbur jetën nga kovid 19. Në nivel botëror numri I të infektuarve arrinë në mbi 20 miljon e 668 mijë persona prej të cilëve mbi 12 milion e 862 mijë persona janë shëruar ndërsa 750 mijë e 429 kanë vdekur.