Maqedoni
Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, organizatorët kanë dhënë 10 ditë afat për tu zgjidhur problemet
14.08.2020 10:30
Në 6 qytete të vendit do të protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Në 6 qytete të vendit do të protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Protesta në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë dhe Strugë do të fillojë nga ora 18, ndërkaq në Kumanovë në ora 14. Organizatorë e protestave kërkojnë anulimin e vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike prej 7.4 përqind, shpërbërje të Komisionit rregullator për Energjetikë dhe formim të një trupi në Kuvend i cili do të hetojë dhe adresojë të gjitha ankesat e qytetarëve ndaj kompanive energjetike. Gjithashtu kërkohet të nacionalizohet rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike dhe të krijohen politika lehtësuese për të falur borxhin për rastet sociale në vend. Thirrje për pjesëmarrje masive në protestë kanë bërë edhe nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Maqedonisë.
Ndërkohë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rajonin e Tetovës janë dejgur dy makina nga zjarri nën pronësi të elektro distributoreve EVN Maqedoni. Në vendin e ngjarjes kanë reaguar zjarëfikësit ndërsa kontrolle ka kryer edhe ekipi i policisë së Tetovës. Njëri nga organizatorët e protestave, Arijanit Xhaferi në reagimin e tij pas djegies së automjeteve të kompanisë EVN, ka thënë se ky akt nuk i ndihmon zgjidhjes së problemeve. Ai u bën thirje qytetarëve të përmbahen nga aktet e dhunës, dhe shton se duhet rrespektuar afati prej 10 ditë pune për përfilljen e kërkesave të tyre.
