Falimentimi i Euro Standard, VMRO: Shteti nuk bëri përpjekje për ta shpëtuar
Kanë vazhduar akuzat e VMRO-DPMNE ndaj pushtetit....

Kanë vazhduar akuzat e VMRO-DPMNE ndaj pushtetit për falemintimin e bankës EuroStandard.
Duke u bazuar në infromacionet e një dite më parë nga pronari i bankës, nga VMRO thonë se janë hapur dilema dhe se shteti nuk ka bërë asnjë përpjkeje për të shpëtuar bankën në krizën shëndetësore dhe ekonomike që gjendet shtetit.
Aksioneri kryesor në "Eurostandard bankën", Trifun Kostovski, paralajmëroi se drejtësinë për rastin do ta kërkojë jashtë vendit.
“E para kush janë ato subjekte të cilat para kohë e kanë ditur falimentimin e bankës, duke pasur parasysh që vetë pronari i bankës theksoi se në periudhën e fundit depozitat të mëdha bankare u tërhoqën nga banka. Dilema e dytë është se a është bërë gjithçka për të shpëtuar bankën, duke pasur parasysh që pronari thotë se për bankën ka pasur interesim edhe nga investitorë të huaj. Dilema e tretë të cilën poashtu e hap pronari i bankës është prona e tij. A po bëhet prona e tij e patundshme atrkative për qarqe të cakutara të pushtetit. Të dhënat flasin se mbi 100 mijë llogari bankare janë bllokuar. Mbi 55 mijë pensionist dhe pranues të ndihmës sociale mbesin pa të ardhura. Lëshime nga puna dhe goditje të fortë ndaj punës së Postës së Maqedonisë. Ende nuk ka përgjigje nga Qeveria dhe Banka Popullore, se pse alarmi i kuq nuk u aktivizua kur 1 vit më parë është ditur se kapitali adekuat i bankës ka rrënë nën minimumin ligjor” – tha Gordana Dimitrieska Koçoska nga VMRO DPMNE.
