Kakavijë, situatë e rënduar në kufirin shqiptaro-grek
Prej 4 ditësh, qindra shqiptarë që presin të kalojnë në Greqi....

Prej 4 ditësh, qindra shqiptarë që presin të kalojnë në Greqi përmes pikës kufitare të Kakavijës po përjetojnë një krizë humanitare.
Situata kaotike ka kulmuar mëngjesin e kësaj të shtune, kur një ambulancë që po merrte një të sëmurë ka përplasur për vdekje një 10-vjeccar. Sipas burimeve policore i mituri i ka ikur nënës së tij nga duart, duke u përplasur më pas nga ambulanca, në afërsi të fshatit Bularat të Gjirokastrës.
Pavarësisht se pala shqiptare po punon me 5 sportele, ajo greke po punon vetëm me 3 sportele.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka parlajmëruar vendosjen e postoblloqeve në mënyrë që të mos lejohen qytetarë të tjerë që të udhëtojnë drejt Kakavijës.
Për situatën e krijuar ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, duke u shprehur se kjo nuk ka ardhur për faj të qeverisë shqiptare, pasi janë autoritetet greke ata që i vendosin rregullat për vendin e tyre.
Por kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha, ka bërë fajtore qevrinë, duke e akuzuar për keqmenaxhim.
Ngutja e shqiptarëve për të udhëtuar drejt greqisë, vjen pas lajmërimeve të auturiteteve vendase se do të nisin aplikimin e karantinës dy javore pas datës 17 gusht. (Luljeta Ndoka, TVM2)
