Kumanovë, manifestimi tradicional, “Mërgimtar vendlindja ju mirëpret”
Për të dhjetin vit me rradhë në qytetin e Kumanovës....

Për të dhjetin vit me rradhë në qytetin e Kumanovës, mbrëmë në organizim të Shoqatës “Java Kulturore Shqiptare”, u mbajt manifestimi tradicional kulturo-artisitik “Mërgimtar Vendlidja ju Mirëpret“.
Me anë të këngëve dhe valleve të ndryshme si cdo vit, edhe këtë vit iu dëshirua mirëseardhje mërgatës shqiptare në vendlindje.
“Siç e dini këtë manifestim ia kemi kushtuar bashkëatdhetarëve tanë, gjatë këtij viti janë në numër të vogël, por ne jemi të obliguar që edhe këtij numri simbolik tu qëndrojmë përballë me premtimin e dhënë se çdo here do t’ju presim me këngë e valle shqipe” – tha Arta Selmani – JKSH.
“Ne e prolonguam një herë aq sa mundëm që me shpresë se pas 1 Gushti do të hapen kufijtë për Diasporën dhe se mërgimtarët tan do të mund të vijnë, mirëpo përsëri nuk u hapën” – deklaroi drejtori i JKSH, Agim Behluli.
Për shkak të rrethanave të Pandemisë me virusin Korona, sivjet numri i pjesmarrësve ishte i reduktuar. (Fatlum Aqifi, TVM2)
