“Covid-19”, Kosovë: 145 të infektuar, 9 vdekje, 201 të shëruar

15.08.2020 19:10

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës....

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 466 mostra të marra,  prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive me virusin korona .

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar edhe  9 raste të vdekjes. Numri total i rasteve pozitive është 11.130  dhe 381 janë regjistruar të vdekur. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 6.817 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.932.