“Covid 19”, Shqipëri: 146 të infektuar, 6 të vdekur, 79 të shëruar

15.08.2020 19:32

Në Shqiperi, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 6 persona kanë humbur jetën...

Në Shqiperi, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Janë kryer 639 testime dhe janë konfirmuar prej tyre 146 raste të reja. Ndërsa numri i të shëruarve raportohet të jetë 79.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spitalet Covid në vend janë momentalisht të shtruar 115 persona, prej të cilëve 16 janë në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri” – tha Mirela Cami, Drejtoreshë e operatorit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor.