“Covid 19”, Botë: 20.5 milion njerëz të prekur nga virusi
Rastet me virusin korona në botë kanë arritur në 20.5 milionë njerëz....

Rastet me virusin korona në botë kanë arritur në 20.5 milionë njerëz. Sipas universitetit Jon Hopkins, shifra ekzakte është 20.532,835 dhe nga fillimi i pandemisë numërohen më shumë se 750 mijë viktima dhe afro 13 milionë të shëruar.
SHBA vazhdon të kryesojë për sa i takon numrit të rasteve dhe viktimave dhe në 24 orët e fundit janë regjistruar thuajse 56 mijë raste të reja dhe 1500 viktima.
Më pas vjen Brazili me mbi 1262 viktima dhe 60 mijë raste të reja në 24 orët e fundit.
Në Gjermani ndërkohë janë regjistruar 1445 raste pozitive në 24 orë dhe kjo shifër përbën një rekord të ri që nuk arrihej që nga muaji maj.
Spanja ndërkohë regjistron një tjetër rritje të rasteve. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2935 raste pozitive.
Shifra ditore e infektimeve vazhdon të rritet edhe në Francë, me 2524 raste të raportuara një ditë më parë dhe 17 viktima.
Edhe Rusia ka një bilanc të rënduar me mbi 5 mijë raste të reja të konfirmuara në 24 orët e shkuara dhe 124 viktima.
Ndërkohë Rusia filloi me prodhimin e vaksinës e cila duhet të del në treg në fund të muajit.
