Mbarëvjtja e procesit mësimor, Nedelkov: Modeli t’i përshatet nivelit komunal
Shkollat në vendin tonë nuk përballen me kushte të njejta për punë....

Shkollat në vendin tonë nuk përballen me kushte të njejta për punë, prandaj nuk duhet të unifokohet një model për mësim, konsideron Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.
Në intervistën për Evropën e Lirë, Nedellkov konsideron se këshillat shkollore duhet të marrin vendim për mënyrën e mbarëvajtjes së mësimit nga shtatori.
“Ne si sindikat konsiderojmë se do të ishte më adekuate të pranohet zgjidhja e cila më së shumti do të përgjigjet në nivel lokal ,dhe konsideroj se këshilli shkollor duhet të vendos për mënyrën se si do punojë një shkollë e caktuar. Ne të gjithë e duam punën, jemi kreativ dhe arritëm me sukses të përfundojmë vitin shkollor duke mos humbur asnjë ditë mësim, por sa i njejti do të jetë i frytshëm mbetet të tregojnë analizat. Mendoj se me fillim nga e hëna do të fillojnë trajnimet aktive për zbatimin e mësimit online” – u shpreh Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.
Sa i pëket asaj se sa mësimdhënësit janë të përgaditur për mësimin online, për të cilin ka paralajmërime se do të realizohet për nxënësit nga klasa e katërt Nedellkov vlerëson se pavarësisht përzgjedhjes së modelit, mësimdhënësit duhet të përgaditen për trajnimet për zhvillimin e mësimit online. (Flutura Latifi, TVM2)
