“Covid 19”, godet bizneset në Tetovë, ekspertët: Ka ulje të remitancave për 80%

16.08.2020 15:12

Shumë biznese në vend dita ditës po mbyllen apo janë në prag të falimentimit....

Shumë biznese në vend dita ditës po mbyllen apo janë në prag të falimentimit. Në Tetovë, cdo i dyti duqan në Qendrën e Re Tregtare është mbyllur dhe shumë të tjerë presin epilogun e fatit të tyre.

Mos ardhja  mërgimtarëve ka zvogluar në 80 % të ardhurat. Artarët dhe  pronarë të foto studiove,  për TVM2 thonë se mezi i mbulojnë shpenzimet e tyre.

“Shikoni sezon nuk ka pasur, edhe mbarimi i sezonit shkoj katastrofë për zejtarët e Tetovës. Mërgimtarët nuk kanë ardhur pasi kemi qenë në vijë të kuqe pasi shteti vendosi kështu” – tha një artar.

“Sivjet kemi qenë  shumë rëndë,  me punën tonë lidhen edhe shumë punë tjera, ka pasur shumë persona që i kanë kthy të gjitha darsmat, dikush e ka shtyrë për vitin tjetër e të tjerë nuk i kanë kërkuar kaparet që besoj se një herë nuk do kthehen pasi nuk kemi punë dhe nuk mund ti kthejmë. Ne jemi shumë të dëmtuar” – deklaroi një nga të punësuarit në Foto-Studio.

Profesori universitar Seadin Xhaferi ka theksuar se remetancat nga mërgimtarët janë ulur për 80%, dhe kjo ulje do të  vështërsojë ekonominë e vendit dhe jetesën e qytetarëve.

“Kjo ka pasoja shumë të mëdha në nivel global, por shprehet edhe në ekonomin tonë. Ka mbi 80% zvoglim të remitancave. Nuk mund të bëjmë fjalë vetëm për remitancat por dërgesat, përmes transferit të parave të shpejta, me një përmas prej 15 % përsëri janë dërguar. Këtu me këtë rast të themi vërtet shifra të sakta ëshë vështirë. Është me rëndësi të thuhet se në pandemi mbi të gjitha në migracion është prekur pjesa më vunerablë e popullësisë, e cila në një mënyrë edhe vendet e tyre të punës, janë prekur në të ardhura. Është një humbje jashtëzakonisht e madhe, nëse shikohet nga aspekti afarsit” – u shpreh profesoru universitar, Seadin Xhaferi.

Ekspertët ekonomik thonë se jo vetëm ekonomisë vendore por ekonomisë në nivel botëror do ti duhet kohë për tu  normalizuar, andaj thonë se shteti duhet të gjejë forma për ti mbështetur ndërmarrjet në të kundërtën numri i të papunëve rrezikon edhe të trefishohet. (Visar Sadiki, TVM2)