Studentët: Mësimi-online, ishte jo efektiv, Rexhepi: Vlerësimi, pjesa më e vështirë

16.08.2020 16:41

Në prag të fillimit të vitit të ri akademik...

Në prag të fillimit të vitit të ri akademik akoma nuk është marrë  një vendim e as masa konkrete mbi mënyrën e zhvillimit të procesit, ndërkaq përvojat e profesorëve dhe studentëve në semestrin paraprak  nuk flasin për një proces efektiv. 

I lodhshëm, interesim i ulët, mangësi performancash  dhe mungesë koncentrimi, ishin këto disa nga përshkrimet që i bënë studentët sa i përket ligjerimit online tre muajt e fundit.  

“Pjesa praktike paraqet një ndër problematikat  më kryesore të gjithë studentëve të mjeksisë. Fatkqsisht ne nuk kemi mundur të shkojmë nëpër insitutet ku mbajmë pjesën praktike shkaku që profesorët tanë janë mjek dhe merren me të infektuarit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në një moment e humbi edhe betejën për të mirëmbajtur këtë proces arsimor, nga që jo të gjithë studentët kanë kushte ekonomike, pur tu ballafaquar me këtë situate. Sepse jo të gjitha familjet kanë  vetëm një student në familje” – tha studentja, Ebru Zendeli.  

“Efektiviteti i mësimit online ka qenë  i pjesërishëm d.m.th si nga performanca e ligjeruesve poashtu edhe nga pjesëmarrja e studentëve. Mendoj që mosprezenca fizike e studentëve pati një impakt shumë të keq.  Jo çdo universitet është i bazuar vetëm në teori,  ekzistojnë edhe ato që janë të bazuara në praktikë dhe  kjo e bënë të pamundur mësimin online, pjesa e praktikës” – deklaroi studentja Edina Elezi.

“Sistem në të cilin koncentrimi humbet lehtë, interesimi është i ulët, vullneti dhe motivi zëvendësohen në lodhje dhe bezdi.  Shumë student janë përballur me vështirësi në provim si rezultat i mos ndjekjes së mësimit online, sepse disa nuk kan pasur mundësi posedimi të mjeteve të nevojshme, ndërsa të tjerë nuk e kan pëlqyer mësimin në distancë” – u shpreh studentja Arta Selmani.

Profesori Gadaf Rexhepi vlerëson se pjesa më e vështirë  e procesit ka qenë notimi objektiv  i studentëve, për të cilin kanë bërë  përpjekje maksimale.

“Sado që ishim të përgatitur, sado që kishim teknologji të më hershme, teknologjia ka qenë e adaptuar kryesisht për grupe shumë të vogla studentësh, aty kemi qenë shumë të sukseshëm, por grupet më të mëdha të studentëve kanë pas sfidat e veta gjithsesi” – tha Gadaf Rexhepi, ligjerues në UEJL.

Studentët: Duhet prania fizike në fakultete, Rexhepi: Metoda më  cilësore për mësim online

Studentët nuk e shohin si zgjedhje të shëndosh prolongimin e vitit akademik por as mbajtjen e mësimit në kushtet e njejta me atë të semestrit paraprak.

“Nëse vazhdon ky fluks i të infektuarve besoj se mësimi online duhet të vazhdoj por ministria e arsimit mund të merr masa për prezencë fizike” – tha studentja Ebru Zeneli.

“Për mbrojtje dhe siguri mendoj se është e rendit që për interesit të përbashkët të zhvillohet mësimi online, ndërsa sa i përket prosperitetit në mësime, koncentrimit, vullnetit dhe efektivitetit në punë, nuk është asapak një vendim i mirë” – u shpreh studentja, Arta Selmani.

Profesori Rexhepi thekson se tani autorietet kompetent duhet të fokusohen në përmirësimin e cilësisë së mësimt nga distanca, dhe jo se si do të duket fillim viti, me apo pa praninë e studentëve në fakultete. Nevoja për të siguruar metoda më të avancuara duhej të jetë kryefjala e gjithë debatit të deritanishëm, sepse situata me pandeminë  mund që në cdo moment të na kthejë tek mësimi- online. (Arlinda Baftiu, TVM2)