Kufiri me Greqinë, Kakavijë-Kapshticë, vazhdon të mbretërojë situatë e rënduar

16.08.2020 18:59

Vijon të mbetet problematike situata në pikat kufitare të Kakavijës e Kapshticës....

Vijon të mbetet problematike situata në pikat kufitare të Kakavijës e Kapshticës, aty ku pala greke ndërpreu përkohësisht punën, duke rikthyer revoltën tek qytetarët. Nga pika doganore e Kakavijës Drejtori i kufirit të Gjirokastrës Arben Jaço ka thënë se ende nuk ka një vendim për mbylljen e kufirit.

Të revoltuar për pritjen disa ditëshe, emigrantët kanë shprehur shqetësimin se qëndrimi në mungesë të distancimit social dhe të higjinës rrit mundësinë për infektimin e tyre.

Pak orë më vonë ministrja e Mborjtjes, Olta Xhaçka konfirmoi se pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:00, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që nga kjo e hënë të mos paraqiten në dy pikat e kalimit kufitar pa formularin dhe testin negativ.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Partia Demokratike kanë kërkuar që qeveria shqiptare t’u ofrojë emigrantëve falas testin e Covidit pranë pikave kufitare. (Luljeta Ndoka, TVM2)