“Covid 19”, numër i lartë i të prekurve në rajon dhe botë
Situata me “Covid 19”, në Kosovë vazhdon të jetë brengosëse....

Situata me “Covid 19”, në Kosovë vazhdon të jetë brengosëse, thonë nga Instituti i Shëndetit public të Kosovës.
Numri i përgjithsëm i të vdekurve deri më tani ka kaluar shifrën 400. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste të personave të vdekur, ndërsa janë konfirmuar 141 raste të reja me COVID-19.
Numri i të infektuarve gjithsej ka arritur në 11 mijë e 416. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824”, thuhet në njoftimin e insitutit të shëndetësisë kosovare.
Në Shqipëri Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 6 persona të vdekur në 24 orët e fundit. Gjatë ditës janë kryer 650 testime dhe janë konfirmuar 143 raste të reja me virusin korona. Ndërsa numri i të shëruarve raportohet të jetë 51.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spitalet Covid në vend janë momentalisht të shtruar 119 persona, prej të cilëve 14 janë në terapi intensive dhe 3 të intubuar.
Ka shkuar mbi 21 milionë numri i të infektuarve me Covid-19, në mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar për një rekord të ri prej 294 mijë e 237 raste reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Këto shifra të larta e rendisin SHBA-në në vendin e parë për nga numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga “Covid-19”.
Numër të lartë të të prekurve me virusin corona, janë regjistruar kudo, e në veçanti vazhdojnë të jenë të lartë numrat e të prekurve në Francë dhe Rusi.
