Botë

Pandemia COVID-19, Zelanda e Re shtyn për një muaj zgjedhjet

17.08.2020 11:08

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka shtyrë zgjedhjet e përgjithshme për një muaj...

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka shtyrë zgjedhjet e përgjithshme për një muaj, pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.Ardern tha se data e re do t’iu lejojë partive “për të planifikuar rrethanat mbi të cilat do të zhvillohet fushata”. Procesi i votimit ishte planifikuar të zhvillohej më 19 shtator, mirëpo tani do të mbahet më 17 tetor. 
 
Zelanda e Re gjatë javës së kaluar u  përball me rritjen më të madhe të të infektuarve me COVID-19 dhe  u është kthyer masave të izolimit. Si pasojë e një shpërthimi në Auklland javën e kaluar, aktualisht në Zelandën e Re është raportuar për 58 raste aktive me këtë virus. Lajmi për rikthim të sëmundjes COVID-19, ka shokuar këtë shtet që nuk pati raportuar për asnjë rast lokal të infektimit për më shumë se tre muaj.
 
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Zelanda e Re, prej fillimit të pandemisë ka regjistruar 1,600 të infektuar me COVID-19, prej tyre, 22 persona kanë vdekur.