Botë

Vazhdojnë protestat në Bjellorusi, Lukashenko: Zgjedhjet nuk ripërsëriten

17.08.2020 13:57

Udhëheqësi i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka dënuar grevat dhe protestat...

Udhëheqësi i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka dënuar grevat dhe protestat që nuk ndalen që pas zgjedhjeve në vend. Ai edhe sot ishte i prerë se zgjedhjet  nuk do të përsëriten.
 
Lukashenko vizitoi sot fabrikën e MZKT në Minsk, por ju tha punëtorëve grevistë se askush nuk do të detyrohet të punojë me zor, por ata duhet ta kuptojnë se ekonomia nuk guxon të rrënohet. Protestat në Bjellorusi janë shtuar që nga 9 gusht, pas  pakënaqësive ndaj rezultatit të zgjedhjeve presidenciale që u futuan nga Lukashenko. 
 
Qindra mijëra vetë dje  në “Marshimin e Lirisë” në Minsk,  kërkuan dorëheqjen e presidentit bjellorus, Aleksandar Lukashenko, një nga demonstratat më të mëdha të organizuara nga opozita, që nga pavarësia e vendit në vitin 1991. Kandidatja opozitare e arratisur në Lituani, Svetlana Tikhanovskaya, bëri të ditur themelimin e një komiteti që do të përgatisë ndërrimin e qeverisë në Bjellorusi. Lukashenko u përpoq në një kundër-demonstratë të mobilizojë përkrahësit e tij. Punëtorët e administratës shtetërore u sollën me autobusë nga i gjithë vendi në kryeqytetin Minsk. por megjithë detyrimin e administratorëve, Lukashenko mezi arriti të mbledhë rreth 10 mijë vetë në këtë kundërprotestë.