Botë

Sri Lanka, s’ka shpresa për të mbijetuar, rreth 100 viktima

30.10.2014 14:54

Shpresat për të gjetur të mbijetuar mes baltës dhe rrënojave të shkaktuara nga një rrëshqitje dheu në Sri Lanka...

Shpresat për të gjetur të mbijetuar mes baltës dhe rrënojave të shkaktuara nga një rrëshqitje dheu në Sri Lanka janë venitur sot edhe pse një ministër i kabinetit qeveritar e ndaloi numrin e viktimave në më shumë se 100, ndërkohë që një ditë më parë kishte deklaruar 300 viktima.  Janë rreth 100 persona të cilët janë varrosur, ndërkohë që disa fëmijë dhe punonjës civilë nuk janë gjendur nëpër shtëpitë e tyre gjatë momentit të fatkeqësisë”- tha ministri i Menaxhimit të Fatkeqësive, Mahinda Amaraweera, duke shpjeguar numrin më të vogël të viktimave, nga sa i frikësoheshin një ditë më parë.

Gjithsesi, Qendra për Menaxhimin e Fatkeqësive raporton ende për 300 persona të mbetur viktima.

Sipas saj, ishin rreth 150 shtëpi të groposura gjatë rrëshqitjeve të së mërkurës, që u shtrinë në 3 km hapësirë dhe gllabëruan fshatin pas disa ditësh reshjesh të dendura.